Sulmuesi i Shqipërisë ka shënuar golin e tretë dje në fitoren 3-0 të Rijekës kundër NK Splitit, në kampionatin kroat. Ishte një gol nga ata që në gjuhën popullore quhen rëndom si i shënuar “me çorape”. Balaj ka vepruar rrufeshëm pasi portieri ndali gjuajtjen e shokut të skuadrës, duke shtyrë topin në portën bosh, por jo me lehtësi, i bezdisur nga mbrojtësi kundërshtar. Instinkt dhe shpejtësi reagimi, si dikur Pippo Inzaghi i Italisë.