Autoritetet shëndetësore në Kinë konfirmojnë se edhe 136 raste të reja të infektimit me virusin e ri të organeve të frymëmarrjes, janë identifikuar në qytetin Wuhan. Kjo e çon në 200 numrin total të pacientëve. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, shumë shtete filluan ekzakiminim e udhëtarëve në aeroporte. Virusi që ka simptomat e një gripi, është i ngjashëm me virusin SARS i cili ishte përhapur në vitin 2003 në Kinë, duke shkaktuar vdekjen e 800 personave.
Tre persona humbën jetën në Kinë nga një virus i ri i rrugëve të frymëmarrjes.
Komisioni Shëndetësor Komunal në qytetin Wuhan ku edhe besohet se ka zanafillën ky koronavirusi, deklaroi se numri i të prekurve është rritur në 200 pacientë, duke përfshirë dy raste tp reja në Pekin dhe një në Shenzhen në jug të Kinës.
Njoftohet se shumica e rasteve janë të lehta.
Doktorët e qytetit të shtatë për nga numri i banorëve, përmes rrezatimeve po mundohen të identifikojnë rastet e dyshuara për pneumoni.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes, por thonë se nuk ka arsye për panik.
“Për momentin, pacientët e shtrirë në klinikë kanë simptoma të lehta. Kemi kontrolluar 763 persona dhe prej tyre 681 janë liruar. Me aplikimin e masave të ndryshme parandaluese situata me epideminë mund të kontrollohet”, tha doktori Li Gang, Drejtor në Qendrën e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve në qytetin Wuhan.
Organizata Botërore e shëndetësisë njoftoi në rrjetin social Twitter se ka prova të kufizuara të bartjes së virusit nga një person tek një tjetër, por nuk sugjeron që të ndalohet udhëtimi në Kinë.
Ekspertë shëndetësor në Kinë dijnë pak për virusin e ri, sidomos për mënyren e bartjes. Dyshojnë se përhapja e virusit u bë nga një dyqan i ushqimeve të detit në Wuhan, në të cilin shitej mish i kafshëve tjera si shpendë, lakuriq, brejtës dhe lloje tjera. Por disa pacientë thonë se nuk ishin klientë.
Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjeve filloi ekzakiminimin e udhëtarëve nga Wuhan në tri aeroporte, atë në San Francisko, Los Anxhelos dhe Nju Jork.
Aeroportet në Japoni, Tajlandë, Kore e Jugut dhe Singapor po veprojnë njëjtë.
Autoritetet e shëndetit në Kinë dhe ShBA janë të shqetësuar sepse pritet që 1.4 miliard kinez të udhëtojnë drejt Kinës për Vitin e Ri Hënor që fillon më 25 janar.
Koronavirusi është pjesë e një familjeje të gjerë virusesh që mund të shkaktojë sëmundje si një e ftohur e deri në sindromë akute në rrugët e ftymëmarrjes.
Gripi SARS, që filloi poashtu në Kinë, shkaktoi vdekjen e 800 personave, para 17 viteve.
Nga 198 pacientët e konfirmuar tashmë, 28 janë shëruar ose liruar, ndërsa 170 mbeten në spital. 126 prej tyre janë me simtoma të lehta, 35 janë në gjendje të rëndë ndërsa 9 janë në situate kritike. /VOA/