Dy persona kanë mbetur të plagour ditën e sotme nga shpërthimi i një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjes, ndërsa janë lënduar një çift bashkëshortësh të moshuar.
Sipas të dhënave të para mësohet se bëhet fjalë për çiftin Iljaz dhe Esma Kojku.
Mësohet se 70-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia aktualisht ndodhet në banesën e të moshuarve.
Ndërsa je tjeter e moshuar eshte plagosur po sot ne Durres, si pasoje e bomboles se gazit e cila ka shperthyer ne banesen e saj.
Më datë 20.01.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/a.r