Gjatë vitit të kaluar, rreth 11 mijë biznese aplikuan për licensë në Qendrën Kombëtare të Biznesit duke shpenzuar 115 ditë kohë në radhë për aplikimin dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma të administrates.
Por nga 1 janari aplikimi kryhet vetëm online në platformën e-Albania duke iu kursyer bizneseve 115 ditë kohë në vit.
Nëpërmjet një video informuese, Kryeministri Edi Rama thekson se nga shërbimi online nuk ka më radhë për biznesin.
“Tani aplikimi për licensën në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet online në pak minuta në https://e-albania.al/”, shprehet Rama.
Rama thekson se “vitin e kaluar 11,000 biznese aplikuan për licensë duke shpenzuar 115 ditë kohë në radhë për aplikimin dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma të administratës”.
” Sot bizneseve u kursehen 340 ditë pritje në radhë dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma shtetërore e bëjnë vetë punonjësit e QKB”, thekson Kryeministri Rama.
/a.r