Gazment Bardhi është ndalur sot në Elbasan ku ka zhvilluar një takim me strukturat.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka dalë besimplotë nga takimi, pasi përmes një postimi në Facebook thotë se opozita, PD së bashku me aleatët janë shumicë në këtë qark dhe zgjedhjet e para të lira, sipas tij fiton më shumë se 55% të votave.
“Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.
Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave.
Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!
Nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh jam plot besim që së bashku do t’ia dalim!” u shpreh ai.
/a.r
Gaz Bardhi ju sikur thate kemi 85% te shqiptareve me vete ,tani thoni 55% . Ju jeni parti e babales dhe zor se merrni 30% te votave bashke me LSI