Një video spektakolare është publikuar nga media e huaja, ku duket se si grabitësit, në mënyrë të ngjashme me filmat aksion shpërthejnë xhamin me një ‘Range Rover’ futen në dyqan, vjedhin bizhuteritë të maskuar dhe me armë dhe ikin.
Grabitja ka ndodhur saktësisht më 25 tetor të vitit të kaluar në rrugën “Shepherds Bush” të Londrës Perëndimore.
Me një Range Rover të vjedhur dhe me targa të ndryshuara, Ben Wegener dhe dy bashkëpuntorët e tij mundën të hyjnë dhe të vjedhin. Po Wegner u arrestua në moment, ndërsa dy të tjerët mundën t’i ikin me mijëra paund të vjedhura.
Por 34- vjeçari Wegener ëstë dënuar me 10 vite burg për grabitje, drejtim i makinës në moment të rrezikshëm, armëmbajtje, dëme kriminale dhe vjedhja e sendeve me vlerë. /e.s/