Një shqiptar është vrarë në rrethana të paqarta në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Calcio në Itali, ku viktima është 20-vjeçari Erion Morina.
Mësohet se shqiptari është sulmuar gjatë një zënke me grushta dhe sende të forta, ndërsa më tej e kanë hedhur në një kanal.
Viktima është një shqiptar nga Kosova, i cili prej vitesh ka jetuar në qytetin e Bassa.
Krimi ndodhi pasi 20-vjeçari piu kafe në lokalin ‘Peter Pan Caffè’, më pak se 100 metër nga vendi ku u vra.
Ishin kalimtarë të rastit ata që pikasën njollat e gjakut në trotuar, ku dhe gjetën kufomën tej në kanal.
Si të dyshuar për krimin, policia ka shoqëruar një të ri, i cili po merret në pyetje.
g.kosovari