Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Kurbin, ku një banesë në fshatin Sanxhajk u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një fëmije 2-vjeç.
Në një video të publikuar nga “Balkan Web”, nga zjarri është shkrumbuar gjithçka.
Familja kishte shtatë fëmijë dhe kishte probleme ekonomike, ndërsa zjarri ka rënë në një magazinë, e cila është djegur e gjitha, dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë, që falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk është djegur e gjitha.
Ndërkohë, dyshohet që fëmijët të kenë qenë duke luajtur me një shkrepëse, gjë që ka shkaktuar edhe zjarrin.
g.kosovari