Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka kritikuar sërish BE për mungesë veprimi mbi cështjen e liberalizimit të vizave. Ai ka deklaruar se unioni e ka shndërruar në një cështje të brendshme politike dhe mungesa e unitetit e ka izoluar Kosoven.
Në konferencën vjetore të prokurorëve, kreu i shtetit kosovar gjithashtu fajësoi ndërkombëtarët se per heshtje lidhur me krimet e luftës çka sipas tij ka bere qe te hetohen viktimat dhe jo fajtoret.
Presidenti Hashim Thaci ka reaguar edhe për situatën politike në vend duke thënë se do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë në rast se nuk do të ketë një dakordësi mes palëve për marrëveshjen e koalicionit. /e.s/