Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka reaguar me anë të një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta ditën e djeshme të aktorit të njohur shqiptar Xhevdet Ferri.
Në mesazhin e tij Ruçi shprehet se u largua nga asi i kinematografisë shqiptare, ndërsa thekson se galeria e roleve të Xhevdetit, rikrijim i historisë.
“U largua asi i kinematografisë shqiptare. Galeria e roleve të Xhevdetit, rikrijim i historisë. Xhevdet Ferri i dha dinjitet figurës së deputetit”, shkruan Ruçi.
Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë tumaroale. Prej disa ditësh ai ndodhej në reanimacion dhe po luftonte me vdekjen.
/a.r