Deri 24 orë më parë, ish zyrtari i taksave, nuk kishte një faqe Wikipedia në gjuhën angleze por nga sot është Kryeministri i ri i Rusisë.
Para emërimit, Mishustin shërbeu si kreu i Shërbimit Federal të Taksave, ku u bë i njohur si një teknokrat i aftë që reformoi me sukses sistemin fiskal të Rusisë.
Mishustin është kryesisht i panjohur për publikun rus dhe më parë kishte treguar pak ambicie politike.
I lindur në vitin 1966, Kryeministri i ri ka studiuar për Inxhinieri Sistemesh dhe më vonë mori dy doktorata në Ekonomi.
I martuar dhe me tre djem, Mishustin është pianist dhe lojtar hokej në të njëjtën skuadër ku luan edhe presidenti rus Vladimir Putin.
Ai është vlerësuar sot nga media shtetërore me karakteristikat: Njëriu dixhital, profesionist modern, i vendosur, armik i aktiviteteve të paligjshme, I hapur ndaj teknologjive modern, sovranist, armik i metodave të dhunshme…me pak fjalë, gjithçka ka nevojë Rusia sot – thotë TV shtetëror rus.
/a.r