Kryeministri Edi Rama pasi priti në një vizitë zyrtare në Kryeministri komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, të dy së bashku kanë vizituar sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.
Kreu i qeverisë ka njohur komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ndërsa i bëri me dije zyrtarit se qeveria ka në plan që të ndërtojë në këtë qytet 1 ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e prekurave.
Ndërsa po i tregonte Várhelyit pasojat e tërmetit, kreu i qeverisë u përball me një qytetar.
Ky i fundit i kërkoi të flisnin për t’i treguar se çfarë do bëhet me fatin e tyre pasi kanë mbi një muaj që po presin.
Ndërsa kryeministri ju përgjigj se rindërtimi dhe rikonstruksioni i banesave nuk mund të kryehet për një periudhë të tillë kohore.
Qytetari: Zoti Kryeministër mund të flasim, të lutem?
Edi Rama: Mirë
Qytetari: Të lutem mund të flasim një çikë?
Edi Rama: Çfarë halli ke?
Qytetari: Ke një muaj e ca që ishe këtu, hajde të flasim tani, çfarë do të bëhet se kemi 1 muaj e gjysmë që presim.
Edi Rama: Pse kur ke parë ti që për një muaj e gjysmë të bëhet e gjitha kjo?
Qytetari: Kam parë
Edi Rama: Ke parë po
g.kosovari