Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë nënë hetim pasi janë kapur me drogëra të ndryshme, kryesisht heroinë. I arrestuari është M. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë, ndërsa është vënë nën hetim K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Policia kishte marrë informacion se M. Z. merrej me shitjen e lendes narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit “Willson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”. Sipas informacioneve, ky person mbante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij.
Kështu polica ka organizuar një operacion ku gjatë kontrolli fizik M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me heroinë. Ndërkohë gjatë kontrollit të kryer tek K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.
Në vijim është kryer kontroll edhe në banesën e t M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, Tiranë dhe si rezultat janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera. Tashmë ai do të përballet me akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /e.s/