Gazetari investigativ Artan Hoxha paralajmëroi se ditën e sotme do të publikojë videon e vrasjes së biznesmenit Guxim Gjyriqi, ndërsa dha detaje nga ekzekutimi që tronditi Tropojën.
“Apeli që bëj unë, është të ndërpresin zinxhirin e vrasjeve. Ai që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë lidhje me krimin.
Kishte shkuar në lokal, kishte pirë kafen dhe ishte nisur me duar në xhepa në shtëpi.
Ekzekutori i Tropojës ishte profesionist. Nesër do publikoj videon”, tha gazetari në studion e ABC News.
Sipas Hoxhës, vrasja e biznesmenit është bërë me pistoletë kllok dhe trupi i Gjyriqit ka mbetur 40 minuta në vendngjarje pa marë ndihmë mjekësore dhe pa shkuar policia.
“Trupi ka ndejtur në vendngjarje 40 minuta dhe kjo i ka dhënë kohën edhe makinës që u gjet në Golaj të Hasit të largohej. Nesër do ta kemi më të detajuar.
Në tropojë sa shkon ora 15:30, personave që i kishe në tavolinë i binin telefonat nga familjarët, që i thonin hajde në shtëpi se po bie nata”, u shpreh gazetari, teksa tregoi se banorët e Tropojës kanë frikë të dalin në rrugë pasi errësohet. /e.s/