Leonard Zotaj, vëlllai i një prej të rinjve të arrestuar pasi akuzohen per vrasjen makabre te 51- vjeçares Drita Saliaj në Mallakastër ka folur në nje lidhje telefonike ne emisionin me ‘’Zemër të Hapur’’, ku kane qene të pranishëm edhe familjarët e viktimës, bashkëshorti dhe djali i Drita Saliajt.
Ai u shpreh se nëse vellai eshte autori i këtij krimi, ta vrasë bashkëshorti i Drita Saliajt dhe ta hedhin në rezervuarin ku hodhën edhe atë.
‘Kanë të drejtën e tyre të mos flasin me mua, kushdo që të jetë. Bëj dy thirrje vetëm, nëse vëllai im ka bërë ngjarjen, ta cojnë në Gjerbës të Mallakastër, që zotëria ta vrasë me dorën e tij dhe ta hedhë aty ku gjeti bashkëshorten’’, tha Leonard Zotaj.
51- vjeçarja Drita Saliaj dyshohet se u vra nga Luis Saliaj (nipi i burrit), Sindi Shehaj, të dy 16-vjeçarë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, i cili akuzohet nga Sindi Shehaj se e ka përdhunuar viktimën.
g.kosovari