Në muajin dhjetor një 59-vjeçar nga Laçi denoncoi në polici për ndërtim për pa leje burrë e grua, fqinj të tij, për ndërtim pa leje.
Teksa çifti u procedua penalisht për ndërtim pa leje, njëri i shpallur në kërkim policor dhe gruaja në gjendje të lirë, burri, A.B 30 vjeç ditën e djeshme ka shkuar të sqarohet me fqinjin denoncues por e gjitha ka përfunduar në dhunë. A.B është konfliktuar fizikisht me P.Th 59-vjeç, por për pasoja ka mbetur vetë i lënduar dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Tashmë, të dy janë të arrestuar, P. Th., 59 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe A. B., 30 vjeç, banues në Theth për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
g.kosovari