Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi dhe deputetja e PS Blerina Gjylameti zhvilluan një debat në emisionin “Real Story” në “News 24” në lidhje me reformën zgjedhore të dakordësuar mes palëve.
Çupi hodhi akuza ndaj maxhorancës, duke thënë se qeveria është degjeneruar, për shkak se erdhi në pushtet me vota të vjedhura. Ndërsa, Gjylameti u shpreh se opozita e ka tepruar me nxirjen e imazhit të Shqipërisë në sy të botës, në gjuhë të huaj.
Blerina Gjylameti PS tregoi se ka vullnet për të bërë reformën zgjedhore. Partia Socialiste ka pasur gjithmonë vullnet për të bërë reforma. PS nuk duhet të priste që Basha të prishte imazhin e Shqipërisë. Basha duhet të ndalojë të shajë Shqipërinë në gjuhë të huaj.
Dhurata Cupi: Imazhin e Shqipërisë e keni prishur ju në 7 vjet.
Blerina Gjylameti: Kemi kërkuar në Bundestagun e Gjermanisë dhe ishte një nga kushtet edeh reforma zgjedhore. Opozita bëri një akt të paprecedent, duke djegur mandatet. Janë tërësisht fjalë subjektive ato sipas të cilave zgjedhjet në Shqipëri janë blerë a shitur, por thuhet se ka fenomene. Nuk ka pasur deformim të rezultatit të zgjedhjeve. Shit-blerja e votave nuk është diçka që ndodh sot, por ka kaq kohë që ndodh. Ne duhet të krijojmë besim te sistemi zgjedhor që vota të mos tjetërsohet.
Dhurata Cupi: Kemi shit-blerje të votave dhe skandal të madh. Dolën përgjimet e BILD të cilat ishin tronditëse. Ky është realiteti është i rëndë dhe ndërkombëtarët thonë atë që këtu është realitet.
Blerina Gjylameti: Do të depolitizojmë administratën zgjedhore. Depolitizimi është një kërkesë e vazhdueshme e OSBE ODIHR-it. Duhet të jetë në draftin që dakordësohen palët. Edhe ekonomia e partive politike duhet të jetë transparente. Opozita bojkotoi dhe u kthye prapë.
Dhurata Cupi: U hoqën 500 vetë nga administrata nga dekriminalizimi. Ju prandaj keni imazhin e keq në sytë e ndërkombëtarëve sepse vidhni. Vota që nuk iu dhanë shqiptarët iu degjeneroi.