Njëra ndër qendrat kryesore në Europë për luftimin e kancerit gjendet në Lausanne të Zvicrës. Klinika e Onkologjisë e Centre Hospitalier Universitaire Vaudois (Chuv) i ka 550 punëtorë.
Një grup hulumtuesish të prirë nga George Coukos aktualisht është duke zhvilluar katër teste klinike me terapi të reja kundër kancerit, shkruajnë mediat zvicerane.
Bëhet fjalë, mes tjerash, për kancerin e zi të lëkurës dhe tumorë të tjerë. Rezultatet e para janë premtuese, thotë mjeku George Coukos.
Njëra nga terapitë quhet TIL, në anglisht «tumor-infiltrating lymphocyte» (limfocitët e infiltruar në tumor). Qëllimi është që të shumohen qelizat «T», të cilat parimisht e dallojnë tumorin.
Këto qeliza shumohen në laborator dhe në trup të pacientit nxiten për të luftuar dhe shkatërruar kancerin. Ky është një proces tejet i ndërlikuar mjekësor dhe mund të zgjasë disa javë. Për trajtimin pacientit nevojiten 50 deri në 75 miliardë qeliza «T». Tema