Ministrja e Arsimit, Besa Shahinit, ka folur sot për zgjedhjet në universtiet, duke thënë se Mynyr Koni duhet të largohet, pasi ka marrë shumë ankesa. Ajo tha se zgjedhjet duhet të prodhojnë një drejtues të ri, që situata të mos jetë më e bllokuar.
“Kam marrë shumë ankesa nga Universiteti i Tiranë dhe se situata nuk është përmirësuar. Në nëntor ngrita një grup inspektimi dhe ata e bënë këtë punë në dhjetor, ku konkluduan se ankesat nuk vijnë ngaqë ka paqartësi në ligje apo urdhëra që nxjerrim ne, por vijnë si rezultat i refuzimit të zbatimit të tyre nga rektori. Shpresojmë që zgjedhjet 2020 do të prodhojnë udhëheqës që punojnë për të mirën e Universitetit”, deklaroi Shahini.
Më tej Shahini ka folur dhe për Presidentin Ilir Meta, i cili nuk pranoi shkarkimin e Mynyr Konit. “Presidenti nuk pranoi të shkarkonte dhe kundërshton çdo nismë të qeverisë”, u shpreh më tej ministrja.
g.kosovari