Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për dhunë në familje, ku djali ka kanosur babanë, ndërsa kunati nusen e vëllait.
Efektivët e komisariatit Nr. 2, nën akuzën e veprës penale “Dhuna në familje”, arrestuan gjatë kësaj të hëne R. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë.
I riu akuzohet se në banesën e tij ka kanosur me jetë babanë e tij, si dhe i ka kërkuar para duke ushtruar dhunë psikologjike.
Ndërkohë nga efektivët e komisariatit Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, G. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Prangosja e tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, e cila e denoncoi në polici.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
/a.r