Nga vrasja e grave tek seksi dhe shtëpitë publike. Sa të lidhura janë këto me njëra-tjetrën? Gratë e ftuara në emisionin “360 gradë” debatuan në lidhje me këtë çështje, ku secila kishte mendime të ndryshme.
Pjesë nga debati
Eneida Bozheku: Shtëpitë publike do të ndihmonin për uljen e një lloj agresiviteti në komunikim ndaj grave…unë mendoj se po.
Mirela Ruko: Unë jam kundër shtëpive publike
Eneida Bozheku: Është çështje biologjike, prandaj përmenda bio-kiminë.
Brizida Gjikonit: Edhe shtëpitë publike i mungojnë këtij realiteti!
Eneida Bozheku: Prostitucion këtu ka, por është tabu. Ne jemi një vend i vogël i djallëzuar.
Artur Zheji: Të paktën mos vrasim. Kush është më e keqe prostitucioni legal, apo vrasja?
Mirela Ruko: Më e mira është që të kemi të drejta. Ne nuk mund të themi që do krijojmë shtëpi publike që këta burra të jenë në rregull.
Eneida Bozheku: Nuk është këtu problemi. Problemi është që nga ana hormonale, testosteronin burrat e kanë biologjikisht dhe shkencërisht më lart. E kanë biologjikisht më të nevojshme atë pjesë.
Zhaklin Lekatari: Nuk është argument, le të shkojnë të bëjnë sport dhe të masturbohen. Po flisni për gjëra të ndryshme.