Sikur mos mjaftonte lufta me zjarret, një lajm tjetër lajm tragjik vjen nga Australia.
Një futbollist 21-vjeçar është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.
I riu ka humbur jetën teksa lahej në oqean dhe më pas u sulmua nga peshkaqenët.
Erik Birixhiti po lahej me miqtë e tij në brigjet e “Twilight”, në 2 janar, por ajo duket se ka qenë dita e fundit e jetës së tij.
Sipas dëshmisë së miqve të tij, 21-vjeçari u tërhoq nga rryma dhe u mbyt dhe më pas u sulmua nga disa peshkaqenë.
Gjithashtu ata në dëshminë e tyre thonë se e kishin të pamundur të bënin diçka, në mënyrë që t’i vinin në ndihmë shokut të tyre.
Birinxhiti në karrierën e tij si futbollist, kishte fituar një kampionat për të rinj në SHBA, me fanellën e Kasting Bronkos.
/a.r