42 vjet më e re ka qenë partnerja e 72-vjeçarit i cili vdiq në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan.
Plaku po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren kur ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin. Vajza që ishte me të moshuarin është intervistuar nga policia. Në hetuesi ajo ka thënë se iku nga moteli pasi u frikësua kur pa plakun e shtrirë në tokë.
Express nga burimet e saja të besueshme brenda institucioneve të sigurisë në vend, ka arritur që ta sigurojë deklaratën e vajzës e cila kishte qenë në dhomën e hotelit me 72-vjeçarin.
Ajo para organeve të hetuesisë kishte deklaruar se kishin shkuar në motel me dëshirën dhe vullnetin e të dy palëve.
“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësuar edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”, ka deklaruar ajo.
Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësor, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.
“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar e reja.