Martesa e këngëtares Adelina Tahiri, me avokatin maqedonas Serjozha Markov, është një prej më të komentuarave të showbizit shqiptar.
Kjo pasi ndërsa Adelina nuk i ka mbushur ende 30 vjeç, Serjozha është plot 51.
Një martesë e cila erdhi kur këngëtarja ishte shtatzënë me djalin Jon, dhe një diferencë moshe të cilën ndjekësit ia kujtojnë vazhdimisht.
Teksa ajo poston foto, ndjekësit i shkruajnë “me babën ke dalë” dhe pikërisht këtyre komentuesve ua ka mbyllur gojën me një fotografi.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e buzëqeshur dhe gati për tu puthur me të shoqin, duke përcjellë kështu mesazhin se diferenca e moshës mes tyre është thjesht një numër.
/a.r