Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje” duke nxjerrë disa shkelje .
Sipas Presidentit, kjo paketë shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.
“Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Kjo paketë është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, arsyeton Presidenti i Republikës.