Sot në orën 12:00 u bë funerali i Brunilda Sadushit (Kovaçi), e cila u gjet e pajetë në një pyll të Francës.
Nëna e saj kishte kërkuar që në ceremoninë e motrës së tyre të vetme, të merrnin pjesë dy vëllezërit që ndodhet në burg.
Një prej vëllezërve, Shpëtim Kovaçi tentoi vetëvrasjen për këtë arsye.
Ai u gjet nga policët e burgut, të cilët e çuan menjëherë në urgjencë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shpëtim Kovaçi vuan dënimin në burgun e Beratit, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një personi rreth tetë vite më parë. /e.s/