Real Madrid ka bërë një goditje të bujshme në merkato, teksa ka bërë për vete talentin Reinier.
Braziliani ka kryer vizitat mjekësore me “Los Blancos” dhe tashmë pritet të firmosë deri në verën e vitit 2026.
Në arkat e Flamengos do të shkojnë 30 milionë euro, me Realin që mposht konkurrencën e të gjithëve për të siguruar 17-vjeçarin.
Reinier do të bashkohet me madrilenët në mesin e muajit shkurt.
Braziliani, i cili do të festojë 18-vjetorin pas pak ditësh, luajti 14 takime në kampionatin brazilian, duke shënuar 6 gola.
g.kosovari