Një varkë me 50 emigrantë u fundos 13 milje detare në jugperëndim të Paxos në Greqi. Fatkeqësisht raportohet për viktima. Ndërkohë, 16 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni është duke u zhvilluar.
Operacioni përfshin 6 anije nga porti i Igoumenitsa, Korfuzi, Paxos dhe Lefkada.
Anije lundruese gjithashtu kanë mbërritur në vend dhe 2 avionë super puma, të cilët janë përfshirë në operacion për shpëtimin e emigrantëve.
Kanë qenë vetë emigrantët që rreth orës orës 09:15 që u bënë thirrje autoriteteve për ndihmë.
Sipas medias greke “Kathimerini”, numri i sakt i të vdekurve nuk është bërë i ditur deri më tani, dhe sipas Rojes Bregdetare “një kufomë është gjetur pa saktësuar nëse është një burrë apo një grua”.
g.kosovari