Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përfshirjen nga flakët të Spitalit të Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se me prokurorja Pranvera Gruda ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët.
Grupi hetimor ka kërkuar edhe raportin e kolaudimit të bombulave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe informacion nëse ka apo jo sistem sensorësh për zjarrin.
Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë dhe u përhap edhe në 3 katet e tjera.
Shkak i tyre është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset. 80 pacientë u evakuuan nga spitali. Sipas drejtoresh së spitalit të Durrësit Nadire Jani, 5 nga pacientët janë dërguar drejt Tiranës.
g.kosovari