Pasditja e sotme i ka ofruar qytetave të Tiranës një “spektakël” të vërtetë resh. Kushtet e motit kanë bërë që perëndimi i diellit këtë pasdite të dukej kaq i veëantë.
Qielli mori nuanca të ndryshme, deri në të kuqërremtë, për t’i lënë më pas vendin natës.
Nisur edhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, duket se qytetarët e kanë shijuar më së shumti këtë panoramë. /e.s/