Është hapur zyrtarish gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Më herët, ambasada e SHBA është shprehur se BKH do të jetë e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë të Shtetet e Bashkuara.
Drejtuesi i SPAK ka bërë njoftimin për hapjen e aplikimeve në faqen e webit “SPAK.al”, ku njoftohet se: ”Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”.
Njoftim për Hapjen e Aplikimeve për Pozicionin e Drejtorit të BKH-së
Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm.
Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së.
Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit. Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).
***
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.
Sistemi i përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së është një proces sfidues mendor dhe fizik, i hartuar për të përzgjedhur kandidatin më të aftë. Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar, thuhet në njoftimin zyrtar të hapjes së garës.
Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën bk*********@sp**.al, jo më vonë se të enjten, 30.01.2020.
Çfarë duhet të dini para se të aplikoni
Për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH-së, kandidati duhet të plotësojë kriteret dhe kushtet ligjore të paraqitura më poshtë:
-
-
- Kandidati duhet të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barazvlefshme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
- Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo i Policisë Gjyqësore, ose Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
- Kandidati duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
- Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;
- Kandidati nuk duhet të jenë në hetim apo gjykim për një vepër penale dhe në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ;
- Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur pozicione politike në administratën publike ose funksione të tjera drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;
- Kandidati duhet të kenë marrë vlerësim maksimal për aftësitë profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;
- Ndaj kandidatit nuk duhet të jetë marrë asnjë masë disiplinore “shkarkim nga detyra” ose masa të tjera të marra kundër tij/saj, të cilat janë ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;
- Kandidati nuk duhet të kenë qenë dhe duhet të mos jetë bashkëpunëtor, informator apo agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;
- Kandidati, për periudhën 29.11.1944 – 07.02.1991 nuk duhet të kenë qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim – Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në procese politike të posaçme;
- Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes së tij/saj duhet të plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratat për heqjen dorë nga privatësia, në mënyrë që nëse ai/ajo emërohet, komunikimet elektronike dhe llogaritë bankare të kandidatit dhe familjarëve të tij të jenë subjekt i monitorimit sipas përcaktimeve të neneve 3 dhe 6 të Ligjit Nr. 95/2016;
- Kandidati do t’i nënshtrohen një procesi rigoroz trajnimi dhe do të emërohet si Drejtor i BKH-së vetëm pas përfundimit me sukses të të gjitha aspekteve të programit të trajnimit.
- Fazat e përzgjedhjes
- Nëse vlerësohen si kandidatë të mundshëm, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit (Testimet e Përzgjedhjes LINK) të mëposhtëm të përzgjedhjes (Ligji Nr. 95/2016, Neni 34 dhe 38 LINK)
- Testim i aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike (para këtij testimi fizik kandidati duhet të ketë me vete një Raport Mjekësor për Aftësisë Fizike të lëshuar nga specialisti kardiolog);
- Provim me shkrim e me gojë që përfshin teste konjitive të sjelljes dhe të arsyetuarit logjik;
- Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si edhe nivelin e shkrimit dhe të leximit;
- Intervistë nga Komisioni i Përzgjedhjes në Prokurorinë e Posaçme që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë e aplikantit për të komunikuar idetë me efiçencë;
- Një vlerësim i plotë mjekësor që vërteton që aplikantët plotësojnë standartet e duhura shëndetësore për të përmbushur nevojat e punës;
- Në një fazë të mëvonshme, kandidati i nështrohet procesit të verifikimit nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve, si edhe testit të poligrafit.
- Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pozicionin e Drejtorit të BKH-së, shkarkoni formularin e aplikimit që gjendet në LINK[Word][PDF]. Pasi të jeni siguruar që keni plotësuar si duhet të gjitha fushat e informacionit, nënshkruajeni dhe skanojeni atë. Plotësoni deklaratat për Heqjen Dorë nga Privatësia të kandidatit dhe familjarëve të afërt të tij (Ligji Nr. 95/2016 Shtojca B, Deklarata 2 dhe 3 LINK) dhe skanojini ato. Dokumentet e skanuara dërgojini në adresën e emailit: bk*********@sp**.al.Prokuroria e Posaçme zbaton politikën e barazisë në të gjitha praktikat e punësimit. Barazia e mundësive është prioritet i lartë i Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Posaçme nuk diskriminon asnjë kandidat mënyrë të paligjshme, të padrejtë apo të paarsyeshme në bazë të gjinisë, statusit martesor, orientimit seksual, fesë apo besimit, racës, kombësisë apo origjinës etnike.Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën bk*********@sp**.al, jo më vonë se të enjten, 30.01.2020.
-