Diplomacia mes Turqisë dhe Greqisë filloi funksionimin normal, pas tensioneve të ngritura javëve të fundit mbi sovranitetin në Mesdheun Lindor dhe kontrollin e burimeve energjetike të lidhura, veçanërisht në vijim të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ankarasë dhe Tripolit për demarkacionin e kufijve të tyre përkatës detarë.
Një mirëkuptim në të cilin Athina beson se është shkelur sovraniteti i saj, po ashtu edhe i Qipros.
“Në kuadrin e konsultimeve të rregullta politike, bisedimet do të zhvillohen nesër në Ankara me delegacionet e të dy vendeve, të udhëhequra nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Sedat Onal dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Themistoklis Demiris”, sipas një njoftimi zyrtar të diplomacisë turke.
Në rendin e ditës do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale. /e.s/