Policia e Shteti sot është në zi. Një efektiv i Rrugores në Tiranë luftoi për 12 orë me vdekjen, por nuk ia doli dot mbanë. Mariglen Mestani nuk arriti të mbijetojë temperaturës së lartë pas një infeksioni.
27-vjeçari vuante nga sëmundja e meningjitit akut. Mestani punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë.
Kolegët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
“6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor”, shkruajnë ndër të tjera ata. /e.s/