Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para takimit me aleatët në selinë blu, ka folur edhe mbi konfliktin SHBA-Iran.
Para mediave, ai tha se si minisër i Jashtëm ishte krenar që e rreshtoi Shqipërinë krah NATO-s dhe SHBA-ve.
“Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministës i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërië krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë”, përfundoi Basha. /e.s/