Një aksident tragjik nga pakujdesia ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:15, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Marikaj” ku këmbësori ende i paidentifikuar ka tentuar të kalojë mes për mes autostradës, por është përplasur për vdekje nga nëj makinë furgon tip “Benz”.
Sipas policisë furgoni drejtohej nga F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në komisariat.
Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë. /e.s/