Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës. Një 60-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, pas një grindjeje me bashkëshortin e saj, ka shkuar në dhomë dhe ka pirë helm.
Gruaja është gjetur disa orë më vonë e shtirë në krevat dhe pa ndjenja nga vajza dhe dhëndri i saj. Kanë qenë këta të fundit që e kanë transportuar gruan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit, ku ndodhet e shtruar Boduri, gruaja ka pirë ‘bar miu’ dhe gjendja e saj është mjaft kritike.
Familjarë të 60-vjeçares tregojnë jashtë kamerave se,ajo kishte prej kohësh grindje e debate me bashkëshortin, që pinte vazhdimisht. /e.s/