Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e avokatit për pezullimin e procesit për Arbër Çekajn, pronari i kompanisë “Abi Gardën” që kishte porositur kontenieret me banane ku u kapën 613 kg kokainë.
Avokati Maks Haxhia i kërkoi gjykatës pezullim të procesit derisa të shprehet KLP për largimin e prokurorit Kondili.
Seanca nisi me debate, ndërsa Çeklaj ka hedhur akuza për prokurorin Edvin Kondili
“Prokurori ka manipuluar provat. Unë jam brenda se jam nga Tropoja. Edvin Kondili e ka personale me familjen time. Ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontejnerin. Unë s’kam asnjë problem me Kondilin. Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteineret ja la deri ne fund dhe i humbi orizi. S’kam asnjë problem me vlonjatet, por grupet kriminale vazhdojnë trafikun e unë në burg”, deklaroi Arbër Çekaj në gjyq.
Nga ana tij, prokurori Kondili është shprehur: S’me trembin kërcënimet. Zotëri ndiq procesin dhe prit vendimi e bazuar në prova, kërko pafajësi po do.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.
g.kosovari