Deputeti Lefter Maliqi kërkon që në vitin 2020 të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare.
Në një dalje për mediat nga selia e Kuvendit, Maliqi u shpreh i revoltuar duke thënë se është koha që sot të ngrihemi për të bërë ndryshimin.
Lefter Maliqi:
Nëse në 2020 nuk ka zgjedhje të parakohshme lokale dhe qendrore, atëherë demokracia është në rrezik dhe jemi drejt kthimit siç është Turqia, siç është Rusia ku opozita do të jetë mbi 10-20 vjet e dobët dhe falso. Shpresoj dhe besoj që Presidenti do të kthejë për shqyrtim ligjin antishpifje për mediat.
Të kthejë këtë ligj dhe atë ditë që do të kthehet ligji, opozita dhe shoqëria civile të ngrihen para parlamentit.
Edhe policët janë të ndershëm dhe me popullin, por thjesht janë nën presionin e vettingut. Duhet të ngrihemi të gjithë, o sot o kurrë, ndryshe fatet e vendit janë në rrezik.
/a.r