Presidenti Iranian Hassan Rouhani paralajmëroi SHBA se forcat e saj do të hiqen nga Lindja e Mesme pas vrasjes së generalit Iranian Soleimani.
“Ju pretë dorën e Soleimanit nga trupi i tij, këmbët tuaja do priten nga rajoni” citohet të ketë thënë Rouhani në një takim me kabinetin e tij, sipas mediave iraniane, informon BBC.
Ndërkohë presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të japë një deklaratë mëngjesin e së mërkurës me orën lokale amerikane.
Nga 22 raketa 2 nuk shperthyen
Ushtria irakene në një deklaratë për median tha se 22 raketa balistike synuan bazat ushtarake, 17 bazën ajrore Al Asad në provincën e Anbar, 2 nga të cilat nuk shpërthyen.
Pesë raketa goditën një bazë në provincën e Erbil në veri të Irakut. Nuk ka viktima mes forcave të sigurisë irakene nga sulmi që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
/a.r