‘Tre Britanikë dhe 73 Kanadezë’ janë mes 176 personave të vrarë kur Ukrainian Airlines Boeing 737 u përplas në Teheran orë pas sulmit iranian mbi bazat raketore amerikane.
Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran të mërkurën në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale.
Sipas mediave iraniane, avioni ukrainas me pasagjerë u rrëzua për shkak të problemeve teknike.
Ambasada ukrainase në Iran bën me dije se avioni pësoi një defekt në motor. Sipas ambasadës ukrainase, rrëzimi i avionit në Iran nuk ka lidhje me terrorizmin.
/a.r