Fotografi grafike nga autopsia e Jeffrey Epstein kanë zbuluar për herë të parë plagën e tij të përgjakshme të qafës – pasi imazhet e tjera të marra brenda qelisë së tij të burgut në New York tregojnë çarçafët, pilulat dhe litarët e përdorur për kryerjen e vetvrasjes
Imazhet, të cilat të shfaqura në emisionin 60 Minuta dhe janë treguar publikisht për herë të parë të dielën, janë marrë nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qytetit të Nju Jorkut pasi Epstein vrau veten në qelinë e tij gushtin e kaluar.
Vdekja e pedofilit milioner në Qendrën Korrektuese Metropolitane të Manhattan – ndërsa ishte në pritje të gjykimit për akuzat e trafikimit seksual – u vendos zyrtarisht si një vetëvrasje duke u varur.
Vdekja e tij nxiti teori të përhapura të komplotit dhe spekulime se ai në fakt ishte vrarë, shkruan “Daily Mail”.
Fotografitë nga brenda qelisë tij zbulojnë se fragmente materialesh u gjetën të varur nga një dritare, ndërsa një rrip i madh shtrati ishte gjithashtu i lakuar përmes një vrime në shtratin e sipërm.
g.kosovari