Autorët e vrasjes së Guxim Gjyriqit, babait të tre fëmijëve, po e prisnin jashtë lokalit biznesmenin dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.
Sipas mediave informative, autorët ikën më pas me shpejtësi, ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.
Por ndërkohë janë shoqëruar edhe dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje. Ndërsa pistat e dyshuara të vrasjes janë për konflikte të kohëve të fundit ose për shkak të konkurrencës. Guxim Gjyriqi ishte person pa precedentë të mëparshëm kriminalë. /e.s/