Era e fortë që ka përfshirë kryeqytetin pasditen e sotme ka shkaktuar dëme. Një pemë tek zona pranë Kryeministrisë ka rënë në trotuar duke bllokuar kalimin për kalimtarët. Nga rrëzimi i pemës nuk ka persona të lënduar, ndërsa pritet mbërritja e punonjësve të Bashkisë për të bërë të mundur zhvendosjen e saj.
Një tjetër pemë është shkulur e gjitha dhe ka rënë pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Ndërkaq, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar pemën gjigante të Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”.
Pema e dekoruar për festat e fundvitit ka rënë, ndërsa menjëherë kanë mbërritur edhe punonjësit bashkiakë. Nuk raportohet për të lënduar
Stuhia e erës ka sjellë probleme të mëdha në kryeqytet, ndërsa ka edhe panik tek banorët të cilët kanë dalë të gjithë jashtë për të lëvizur automjetet e tyre nga parkimet që rrezikojnë t’u bien pemë sipër. /e.s/