Kryeministri Edi Rama zgjedhur studion e emisionit “Java në RTSH” për të dhënë intervistën e tij të parë për këtë vit.
Teksa ka folur për bilancin e 2019-ës, sfidat dhe premtimet, në panelin me analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj nuk kanë munguar edhe batutat e tensionet.
“Ju uroj çdo të mirë në këtë bashkëpunim tuajin dhe uroj të keni sa më tepër teleshikues. Sepse ky emision është realisht njësoj si të shkosh në një verandë për të folur si njeri kur del nga çmendina e atyre stacioneve të ndryshme ku njerëzit theren. Por nëse duan një kafe në verandë kur dalin nga çmendina, kjo studio është vendi i duhur” – iu drejtua Rama drejtuesve të emisionit.
Por analisti Lorenc Vangjeli ndërhyri me batutë: “Tingëllon bukur e thënë kjo nga ju ndërkohë që shumica e kolegëve tanë ju akuzojnë herë si blerës të shtypit, dhe herë si armik të tijin”.