Avionë të mbikëqyrjes elektronike të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, të njohur ndryshe si avionë spiunë, janë parë të fluturojnë gjatë ditës së sotme përgjatë Mesdheut Lindor dhe Lindjes së Mesme.
Kjo vjen pas tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit që janë në pikën më të lartë. Një avion amerikan RC-135W ‘Rivet Joint’ u vu re duke fluturuar për disa orë në brigjet e Libanit.
Ndërsa një aeroplan tjetër RAF Sentinel R1 u ngrit në fluturim nga aeroporti i Qipros dhe fluturoi mbi Izraelin dhe Jordaninë.
Të dy avionët kanë teknologji të avancuar dhe monitorojnë komunikimet elektronike, si dhe kërcënimet e mundshme siç janë lëshimi i raketave. Avionët përdorin radarë shumë të fuqishëm dhe kanë kapacitetin që të kapin këto komunikime.
Aeroplani amerikan RC-135W ‘Rivet Joint’ mund të transportojë një ekuipazh deri në 30 persona dhe ka mundësinë që të lëshojë paralajmërim për sulme të mundshme, si sulmet me raketa.
/a.r