Mbretëresha Elizabeth e Anglisë udhëzon publikimin në rrjetet sociale të një fotografie ku shfaqet me të birin Charles, nipin William dhe djalin e këtij të fundit George.
Kjo foto vjen në kuadër të nisjes së dekadës së re, pas ardhjes së vitit 2020.
Familja mbretërore britanike ka ndarë një fotografi zyrtare të mbretëreshës me tre trashëgimtarët e fronit. Fotografia e cila mban firmën e Ranald Mackechnie, u realizua për Krishtlindje, por u publikua vetëm këtë fundjavë.
Në pamje shhen gjithë trashëgimtarët e kurorës britanike. Ndërkohë që princi Harry mungon pasi është me pushime në Kanada bashkë me të shoqen Meghan Markle dhe djalin Archie, ai nuk është ndër trashëgimtarët e vijës së parë të kurorës.
Brenda pak orësh kjo fotografi mori një bum pëlqimesh dhe shpërndarjesh.