Kanë kaluar gjashtë vjet pasi kampioni i shtatë herë në Formula 1, Michael Schumacher u plagos rëndë kur bënte ski në Alpet Franceze. Gjermani pësoi lëndime të rënda në tru, ra në koma, dhe ende nuk dihet se cila është gjendja e tij sot.
Neurokirurgu italian Nicola Acciarri tha në një intervistë për mediat lokale se Schumacher nuk do të ishte më i njëjti person.
“Unë duhet të jem shumë i kujdesshëm sepse askush nuk ka prova se çfarë po publikohet dhe ka shumë pak informacion”, tha Acciarri dhe pastaj shtoi:
“Eshtë e qartë se gjashtë vjet pas traumës, ai nuk është më i njëjti person që mbajmë mend ne. Schumacher po humbet indet e muskujve dhe kockave për shkak të kujdesit intensiv”, tha ai.
“Gjendja e Michael kërkon vëmendje të vazhdueshme, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me trurin. Schumi ka një personel që përpiqet të komunikojë me të për ta mbajtur aktiv, por gjithashtu ka një ekip fizioterapistësh që përpiqen të shmangin efektet e kujdesit intensiv afatgjatë”, tha Acciarri, duke shtuar:
“E kam fjalën për atrofinë muskulare, çrregullimin e tendinit, osteoporozën, madje edhe çrregullimet organike. Kjo është një situatë shumë delikate e cila, në rastin e njerëzve me status më të ulët ekonomik, shpesh rezulton me vdekje pasi mund të vijnë pasoja të pakthyeshme.