Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Irani orkestroi sulmin kundër ambasadës amerikane në Irak dhe se do të marrin përgjegjësi të plotë për këtë veprim.
”Irani do të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë”, deklaroi Trump.
Mijëra mbështetës të paramilitarëve irakianë pro iranianë hynë me forcë sot në ambasadën amerikane në Bagdad për të protestuar kundër sulmeve amerikane në Irak.
Kjo solli që trupat amerikane në ambasadë të përdornin grana lotsjellëse për shpërndarjen e tyre.
Protestuesit irakianë, të cilët protestojnë kundër sulmeve të Uashingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi, të mbështetura nga Irani, i vunë zjarrin murit të ambasadës.
/a.r