Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka refuzuar edhe takimin e nesërm me presidentin Hashim Thaçi.
Në faqen zyrtare të LV-së në Facebook është publikuar letra që Kurti i ka nisur sot presidentit Hashim Thaçi.
“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00”, ka shkruar Kurti.
Megjithatë, i pari i LV-së i ka propozuar Thaçit që të takohen me datën 6 janar në një orë që të jet e përshtatshme për presidentin Thaçi.
Kujtojmë që sot për herë të tretë, presidenti i ka nisur ftesë për takim për të diskutuar për mandatarin, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo është hera e tretë që Kurti refuzon takimin me Thaçin.
g.kosovari