Australia po përjeton këto ditë Dhjetori, temperaturat më të larta në histori. Në të gjithë vendin, termometri ka shënuar mbi 40 gradë Celcius, madje edhe në shtetin federal të Tasmanisë, që renditet ndër zonat më të freskëta gjatë verës, pasi është edhe pika më e afërt e kontinentit me Polin Jugut. Temperaturat këtu janë dyfish mbi mesataren e stinës.
“Është e dukshme që erërat e ardhura nga veriperëndimi kanë ndikuar në ngritjen e temperaturave në disa vende. Kështu në Hobart, temperatura u rrit me 8 grandë brenda 10 minutave”.
Shumica e australianëve kanë gjetur si zgjidhje për t’u freskuar, plazhet. Por i nxehti ekstrem po ushqen situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga zjarret që kanë shkrumbuar qindra mijëra hektarë pyje e zona të banuara, duke i marrë jetën 10 personave.
Ekipet e emergjencës nuk po i shuajnë dot flakët e ndezura prej Shtatorit. Megjithatë autoritetet vendosën të mos e anulojnë festivalin ikonë të fishekzjarrëve në Sidnej, i pari që sinjalizon ardhjen e vitit të ri në botë. Shoqëria civile kërkoi që fondet e fishekzjarrëve të përdoreshin nga ekipet e emergjencës për shuarjen e flakëve. /e.s/